Me gjuhën HTML i udhëzojmë shfletuesin se si të tregohen elementet në faqe të internetit. Këtë e bëjmë me anën e etiketave të caktuara që kuptohen nga shfletuesi në të cilin hapen faqet. CSS ka të njëjtën detyrë, mirëpo këtu caktohet pamja e përmbajtjes brenda një etikete të HTML-it nga një vend tjetër.
Si punojnë stilet CSS
Para se të hapet faqja në shfletues lexohen së pari stilet e përcaktuara dhe pastaj zbatohen ato për etiketat në HTML, për objektet e identifikikuara ose me emër të dhënë.
Llojet e stileve CSS
Ekzistojnë tri lloje të stileve CSS:
* Inline - stile që vlejnë vetëm për një element të etiketës së gjuhës HTML
* Embedded - stile që vlejnë vetëm për elementet e një faqe në të cilën përdoren
* Linked - stile që vlejnë për elementet nga të gjitha faqet e lidhura me skedarin e stileve të caktuara
Burimi:
http://portashqipe.com/edukim/mesime/css/