Stilet e lidhura me skedar të jashtëm përdoren më së shumti për caktimin e pamjes së faqeve. Kështu mund të kontrollohet pamja e të gjitha faqeve në sajt që janë të lidhura me dokumentin ku janë caktuar stilet. Gjithashtu në HTML ka më pak kod. Faqja ngarkohet më shpejtë sepse stilet mbahen mend nga shfletuesi, pra kur hapet faqe tjetër në sajt ato nuk kanë nevojë të shkarkohen prapë nga interneti në kompjuterin e përdoruesit .
Dokumenti CSS mund të krijohet me çdo program të thjeshtë të tekstit, por nuk guxon të ketë formatim. Dokumenti duhet të ketë patjetër prapashtesën .css përndyshe nuk punon.
Ky është një shembull i dokumentit në CSS, i ruajtur me emrin shembull.css
1 2 3 | body {<br /> font-family: Arial, Helvetica, sans-serif;<br /> } |
1 2 3 4 5 6 7 8 9 | <html> <head> <title>Titulli i faqes</title> <link href="shembull.css" rel="stylesheet" type="text/css"> </head> <body> <p>Përmbajtja e paragrafit në faqe</p> </body> </html> |